Tiranë, 18 shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 18 shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme shtyrjen e djeshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të vendimit për djegien e fletëve të votimit. Ato paraqesin edhe reagimin e Kuvendit për votimin e pardjeshëm dy herë në seancë plenare të ligjit të ri për pronat. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i përgatitjes në Himarë të një tubimi, me rastin e vrasjes së 40-vjeçarit Guma. Ato flasin edhe për rritjen e re të çmimit të energjisë elektrike, të kërkuar nga OSSH.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Çmimi i energjisë të rritet 11.9%”, i cili citon faktin sesi Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike ka kërkuar rritjen e re të çmimit të këtij produkti.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “KQZ shtyn për dy javë djegien e fletëve të votimit”, referuar mbledhjes së djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Ministria e Jashtme të bashkohet me ministrinë e Ekonomisë, Meta propozon bashkimin”, është një artikull që citon deklaratat e djeshme të Metës.
“Rrapo Danushi, letër pa zarf dy deputetëve çamë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Gjoba 1 milionë USD/ Prokuroria:Kërcënimet e Priftit erdhën nga Greqia”, i cili tregon detaje nga hetimet e para të organit të akuzës për kërcënimet me jetë ndaj ish-ministrit Prifti përmes E-mailit.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ingrid Gjoni në prag të fejesës me biznesmenin, bën gati edhe unazat”.
Ndërkaq, lidhur me votimin e ligjit të pronave në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Kuvendi: Ligji i pronave hyn në fuqi brenda ditës, PS: Padi në Kushtetuese”.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Debatet te myslimanët, rivalët e Muçës padi në prokurori për vrasjen e Sali Tivarit”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Kuvendi pranon: Ligjin e pronave e miratuam dy herë”, i cili tregon reagimin e Kuvendit mbi votimin e e pardjeshëm dy herë në seancë plenare të ligjit të ri për pronat.
“Qeveria vendos: Me TVSH, bizneset me 2 milionë lekë xhiro”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet vendimit më të fundit të qeverisë.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Saranda mbushet me tabela dy-gjuhëshe, në Himarë tubim për të 40-at e Gumës”.
“Muça në Durrës shkarkon myftiun, policë te komuniteti” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Vjedhja në OKB, opozita kërkon hetim”, i cili tregon sesi opozita kërkon hetim për kompjuterin e prezencës shqiptare, të vjedhur në selinë e OKB-së.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Ish-Ekspozita: Prokuroria kërkon dokumente nga METE dhe Hipoteka”,”.
Ndërsa çështja e çmimit të energjisë mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “OSSH: Rritje me 23 % të energjisë elektrike nga familjarët”.
“Prokuroria: Kërcënimi ndaj Dritan Priftit erdhi nga Greqia” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Dorëzohet PS: Kutitë do t’i çojmë në komisionin e Venecias”, i cili i referohet qëndrimit më të fundit të selisë rozë mbi vendimin për transparencën e fletëve të votimit.
Artikull tjetër i kësaj gazete me këtë argument është edhe ai me titullin “Djegia e kutive, debati në KQZ për shtyrjen e votimit”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Halimi:Ja dokumenti që hedh poshtë shpifjet e Edit dhe Shegës”.
Ndërsa në rubrikën “opinion” do të lexoni “Nga Frrok Çupi/ Një letër për Moskën”.
n.e/NOA