English

PS: Alibeaj që gatoi Gërdecin, nuk mbron dot me shpifje fundin e Berishës

Tiranë, 18 shtator, NOA – Akuzat dhe kundërakuzat mes mazhorancës dhe opozitës vijuan edhe me votën pro që mori mori ligji i pronave në kuvend, i miratuar vetëm me votat e mazhorancës të enjten, një projektligj i ndryshuar i cili iu rikthye kuvendit nga Presidenti i Republikës, për tu rishqyrtuar lidhur me problemet e kushtetutshmërisë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko reagoi pas deklaratës së deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj duke deklaruar se “mazhoranca votoi ligjin për grabitjen e tokave të shqiptarëve, të cilin ne do ta çojmë në kushtetuese, ndërsa sot lepuri i rradhës, që doli nga oborri i pushtetit për të vjellë karrotën e Sali Babës, ishte Enkelejd Aliabeaj juristi që gatoi Gërdecin dhe që po e fal drejtësia”.

Deputeti socialist e cilësoi deklaratën e Alibeaj si përpjekje të dëshpëruar të Sali Berishës, apo “Sali Babës, sikundër thonë socialistët me dyzet hajdutë”, për të mbuluar me shpifje e sharje të palarat, që po dalin përditë në shesh.

Sipas deputetit Çuko këto përpjekje tregojnë se pushtetit të Sali Berishës po i vjen fundi.

“Zotin Alibeaj e kemi paditur në prokurori e gjykatë për shpifjet e tij, po lepujt e Sali Babës që bëhen trima kur dalin në televizione, nuk kanë kurajon të përballen me të vërtetat tona para drejtësisë”, bëri të ditur deputeti socialist, Arben Çuko lidhur me paditë penale të ngritura në prokurori nga PS, për të ashtuquajturat shpifje që nxjerr dita ditës në adresë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, mazhoranca e djathtë.

mit/NOA
KOMENTE