Nju Jork, 18 shtator NOA/ Rid Bulku - Një stuhi e dhunshme ka pushtuar Nju Jorkun, duke rrëzuar pemë, dëmtuar kavot e elektricitetit dhe shkaktuar vdekjen e një personi, i cili u godit nga një pemë e shkëputur nga toka.
Më shumë se 26 mijë banues të zonës kanë mbetur pa elektricitet, ku i njëjti fat mund të themi se ka prekur dhe 5 mijë persona të tjerë në Staten Island.
Stuhia pati fillimin e saj rreth orës 17, me një erë tepër të fortë e cila në mënyrë intensive spastroi progresivisht të gjithë zonën në Staten Island, Brooklyn, Bedford Stuyvesant dhe Queens.
Në pak çaste rrugët u mbushën me pemë të shkëputura nga toka, çati të shumta dhe për tu theksuar është dhe ndërprerja e elektricitetit.
I bllokuar ka mbetur dhe sistemi i transportit. Shumica e fluturimeve u shtynë dhe shumë trena paraqitën vonesa në nisjen e tyre. për tu përmendur është se dhe pas mesnatës rreth 34 mijë banesa kanë mbetur pa elektricitet. Sipas një zëdhënësi të policisë, shpejtësia e erërave që ka përfshirë vendin ka arritur në 130 kilometra në orë.
r.b/NOA
Video: {youtube}UZLPnfujKHA{/youtube}