English

Turi në rrethe, Rama sot takim në Sarandë

Sarandë, 18 shtator, NOA – Pas një takimi të fundit që ka zhvilluar me socialistët e Elbasanit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mësohet se sot do të vazhdojë turin e tij në rrethe në qytetin e Sarandës.

Aty ai pritet të takohet me socialistët e zonës, të cilëve do t’u shpalosë pikat e aksionit të afërt opozitar që ai ka parashikuar për ditët e ardhshme.

Ashtu siç ka deklaruar edhe në bashkëbisedimet e fundit me gazetarët, apo me bazën e Elbasanit, kryesocialisti Rama, i qëndron idesë së rifillimit të protestave mbarëqytetare, nëse nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ndërmerret një vendim për djegien e fletëve të votimit.

Sikundër paraqitet i vendosur për të këmbëngulur në transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të kaluar, çka do të përbëjë sipas tij, në garanci të vlefshme për procesin e ardhshëm zgjedhor, atë të lokaleve që do të mbahen më 8 maj 2011.

n.e/NOA

KOMENTE