Ohajo, SHBA, 18 Shtator 2010 NOA/ Rid Bulku - Gjithçka ka ndodhur në Sinsinati të Ohio. Një nënë beqare 21 vjeçare ka regjistruar me anë të një kamere imazhet shokuese të vajzës së saj vetëm 2 vjeç, ndërkohë që ajo po tymoste një cigare marijuanë.
Jessica Gamble është arrestuar menjëherë nga autoritetet me akuzën e tre krimeve të kryera, ku një prej tyre është ajo e korruptimit të një minoreneje me lëndë narkotike.
Joe Deters, i cili është prokurori që ka ndjekur çështjen, ka deklaruar se është tepër mirënjohës ndaj personave që kanë publikuar videon dhe ja kanë çuar atë autoriteteve. Shërbimet shoqërore pasi u informuan në lidhje me këtë regjistrim, mbetën tepër të shokuar nga imazhet që panë.
Gruaja që kishte kryer këtë video ishte përpjekur menjëherë për ta fshirë atë, por autoritetet kishin arritur të viheshin në zotërim të një kopjeje të saj.
“Videoja është tepër rrënqethëse, pasi siç tregohet në imazhe mund të themi se vajza e vogël nuk ishte pa eksperiencë në këtë gjë”, - shtoi prokurori në lidhje me çështjen.
Për momentin vogëlushja ndodhet nën tutelën e një familje adoptive, ndërsa e ëma e saj është duke kryer një dënim me heqje lirie në burgun e vendit ku jeton.
r.b/NOA
Video: {youtube}LBzp-CpHT0M{/youtube}