Afganistan, 19 shtator, NOA - Gjithsejt 14 njerëz, përfshirë 11 civilë janë vrarë sot në Afganistan në incidentet e dhunshme që ndërlidhen me zgjedhjet parlamentare, tha ministri i brendshëm afgan, Bismullah Mohamadi.
Ndërkohë, të dhënat paraprake tregojnë se 3.6 milionë vota janë hedhur në kutitë e votimit, transmeton Reuters.
Shifra përbën rreth 40 % nga votat e përgjithshme të mundshme në të gjitha qendrat e votimit, të cilat kanë qenë të hapura.
Nga 6.835 qendra votimi që ishin planifikuar të hapen, 1.561 nuk janë hapur fare për shkak të drojes së sigurisë.
a.k/NOA