Tiranë, 19 shtator, NOA - Kryeministri Sali Berisha është nisur sot për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë vizitës disa ditore në Nju Jork, Kryeministri Berisha do të ketë takime me homologë të tij, personalitete botërore, të pranishëm në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si dhe me drejtues të sipërmarrjeve të mëdha amerikane.
Një takim të veçantë, Kryeministri Berisha do të ketë edhe me delegacionin e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në takime të ndryshme, si në takimin Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit (Millenium Development Goals), në samitin e Liderëve të Ballkanit, në hapjen e punimeve të Forumit Klinton etj..
Kryeministri Berisha do të takohet edhe me përfaqësues të diasporës, të cilët kanë dhënë dhe japin kontribut në shoqërinë amerikane.
a.k/NOA