English

BP mbyll vendrrjedhjen e naftës Macondo në Gjirin e Meksikës

Nju Jork, 19 shtator, NOA - Vendrrjedhja e naftës Macondo që shkaktoi një prej katastrofave më të mëdha natyrore në Gjirin e Meksikës është mbyllur përfundimisht pas 5 muajsh përpjekje.

Autoritetet amerikane njoftuan sot se çarja e krijuar në platformën “Deepwater Horizon” është izoluar tërësisht.

“Tani mund të themi se vendrrjedhja e naftës 252 Macondo është vulosur”, u shpreh kapiteni Cad Alen, i cili u ngarkua nga qeveria amerikane për të udhëhequr operacionin e mbylljes së këtij vendburimi.

Izolimi i sipërfaqes ku ishte krijuar çarja u bë me beton dhe sipas një metode speciale.

Rrjedhja e naftës për 87 ditë me radhë, pas shpërthimit në 20 prill ku u vranë 11 punonjës, shkaktoi një katastrofë të vërtetë në brigjet e katër qyteteve në Gjirin e Meksikës dhe detyroi qeverinë amerikanë të vendosë një moratorium për platformat e naftës.

Inxhinierët e kompanisë British Petrolium, reduktuan ndjeshëm rrjedhjen e naftës në 15 korrik duke vendosur një kapak gjigand në vendin e çarjes.

Deri në atë kohë kishin rrjedhur në det 4 milionë fuçi nafte, pothuaj 16 herë më shumë se sasia e naftës, që u derdh në det në vitin 1989, kur në brigjet e Alaskës u fundos tankeri Exxon Valdez.

Platforma “Deepwater Horizon”, 80 km larg brigjeve të Luizianës u fundos në 22 prill pas një shpëthimi të fuqishëm dhe marrjes flakë.

mit/NOA
KOMENTE