Berlin, 19 shtator, NOA - Në ndeshjet e javës së katërt të Bundesligës gjermane në futboll u shënuan disa rezultate të papritura. Për herë të parë në historinë e këtij klubi, ekipi i Maincit gjendet në pozitën e parë të tabelës së klasifikimit. Ai mundi mbrëmë Verderin e Bremenit si mysafir me rezultat 0:2. Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:
Bajerni i Mynihut - Këlni 0 : 0
Shtutgarti - Borusia Mënhengladbah 7 : 0
Volfsburg - Hanover 2 : 0
Kaizerslautern - Hofenhajm 2 : 2.
Të premten Ajntrahti i Frankfurtit humbi në fushën e vet nga Frajburgu me rezultat 0 : 1, ndërsa sot zhvillohen ndeshjet:
Zankt Pauli - Hamburg
Shalke - Borusia Dortmund dhe
Bajer Leverkuzen - Nyremberg.
NOA/DV