English

Çela: Fushata brenda LSI-së është ndryshe nga partitë e tjera

Tiranë, 19 shtator, NOA - Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Ardit Çela deklaroi sot se fushata për zgjedhjen e strukturave drejtuese të LSI-së është drejt fazës përfundimtare të saj.

Në një deklaratë për mediat, Çela u shpreh se formati i zgjedhjeve brenda LSI-së respekton kriteret e funksionimit demokratik të një force politike. Është një fushatë zgjedhore ku garohet për kreun e kësaj dege, por njëkohësisht garohet dhe për kryesinëekzekutive të saj, pra për tre nënkryetarët dhe pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm”, tha Çela.

Ai theksoi se kjo është një fushatë zgjedhore ndryshe nga fushatat e tjera, e cila ka në themel të saj dimensionin intelektual dhe dimensionin qytetar. “Transparenca, pjesëmarrja, vizioni për të ardhmen e bëjnë këtë garë diametralisht të dallueshme nga emërimet në forcat e tjera politike, por njëkohësisht e bëjnë edhe cilësish më të spikatur”, tha Çela.

Ai ftoi mediat që të pasqyrojnë në mënyrë sa më profesionale këtë zhvillim brenda radhëve të LSI-së. “Unë do të doja t’ju ftoja dhe ju si media që ta pasqyroni, të na monitoroni dhe të na shoqëroni me sa më shumë profesionalizëm të jetë e mundur gjatë

gjithë këtij procesi”, u shpreh Çela.

Nga ana tjetër ai ka theksuar se rritjen e pjesëmarrjes së Lëvizjes Rinore për Integrim në strukturat drejtuese të LSI-së. “Unë do të doja të ndalesha dhe në një element tjetër shumë të rëndësishëm, në rolin dhe në kontributin e jashtëzakonshëm të Lëvizjes Rinore për Integrim, gjatë kësaj fushate, por edhe njëkohësisht për ecurinë e mëtejshme të LSI-së ku duhet të theksojmë se LRI do të ketë kandidatët e saj si dhe nënkryetarin e saj pranë kësaj force politike në degën e Tiranës”, tha Çela.

a.k/NOA

KOMENTE