Gjermani, 20 shtator NOA - Janë të paktën rreth 59% e popullsisë në Gjermani që komunikon me autoveturën e tyre dhe kjo sikur makina të ishte një fëmijë apo qenushi i tyre i preferuar.
Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Innofact, për sitin AutoScout24, janë mbi të gjitha femrat, rreth 69%, të cilat e kanë pasion të flasin me makinën e tyre.
Megjithatë dhe meshkujt nuk janë prapa, pasi rreth 49% prej tyre bëjnë ë njëjtën gjë. Dhe për t’u theksuar është se jo gjithmonë janë fjalë përkëdhelëse, por shumë shpesh, madje rreth 37% e rasteve ankohen së tepërmi me makinën për shkak të gjendjes që ajo ka.
r.b/NOA