Madrid, 19 shtator, NOA – Euskadi Ta Askatasuna, e njohur shkurt si ETA, organizata e armatosur nacionaliste dhe separatiste baske duket se është e gatshme t’i japë fund konfliktit mëse 60 vjeçar me qeverinë spanjolle.
Vetë organizata ka njoftuar se është e gatshme që të hyjë në bisedime me qeverinë e Mbretërisë së Spanjës përmes një nmdërmjetësi ndërkombëtar.
Duke iu referuar njoftimit të grupit nacionalist që kërkon ndarjen më vete të vendit të baskëve nga Spanja, duhet thënë se ata duket se do të mbështesin kështu edhe deklaratën e bërë nga Bashkimi Evropian në mars të këtij viti.
Ishte kjo deklaratë që i kërkonte ETA-s të bënte armëpushim të përhershëm me qeverinë spanjolle dhe të pakushtëzuar.
Një deklaratë që u pasua me vendimin e ETA-s, për të realizuar më në fund armëpushimin vetëm dy javë më parë, në 5 shtator, një armëpushim që nuk u pranua nga qeveria e Zapateros.
Euskadi Ta Askatasuna (ETA) u krijua në vitin 1959 si një grup i armatosur që donte të zhvillonte e të promovonte traditat dhe kulturën baske përmes një ushtria që kërkonte dhe luftonte për pavarësinë e atdheut të baskëve, një perspektivë kjo e inspiruar nga idetë Marksiste-Leniniste.
Përmes motos së Bietan jarrai "Keep up on both", që i referohet edhe simbolit të saj një gjarpër që shëmbëllen me politikat, të rrotulluar pas një sëpate që prezanton armët e luftës, që prej 1968-ës, organizata terroriste baske ka vrarë mbi 800 vetë ndërsa mijëra të tjerë janë marrë peng prej saj, lënduar e plagosur prej saj.
Me shumë se 700 anëtarë të ETA-s ndodhen të burgosur në Spanjë, Francë edhe në vende të tjera të Evropës.
mit/NOA