21-vjeçarja e famshme nëpërmjet videove të publikuara në Youtube, kap afro 40 milionë klikime çka do të thotë që janë afro 40 milionë njerëz në gjithë botën që admirojnë këngët e saj.
Bëhet fjalë për historinë e një 21-vjeçare amerikane, e cila nëpërmjet kamerës së saj ka arritur të korrë një sukses të vërtetë në internet.
Për t’u theksuar është se diçka të tillë ajo e ka arritur pa e provuar veten në asnjë talent-show.
Më pas në vitin 2006 tentoi të postonte videot në Youtube. Ndër këngët më të klikuara kanë qenë ato të Beatles, Queen dhe R.E.M. Ditët e sotme Julia Nunes, e cila ka lindur në Nju Jork në 1989, por me origjinë portugeze, mund të pohojmë se ka arritur një sukses të vërtetë.
Një pasion me të cilin ajo kalonte kohën e lirë, e ka bërë Julian tepër të famshme madje në mbarë botën.
Videot e saj janë klikuar 40 milionë herë, madje dhe më shumë. Një zë fantastik, shumë ironi dhe këngë të zgjedhura në mënyrën më të mirë.
r.b/NOA
{youtube}frWmyhHTkWk{/youtube}