English

Gjendje e jashtëzakonshme në Slloveni

Reshjet e shiut në Slloveni ndaluan gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, por jo edhe rreziku i përgjithshëm nga vërshimet. Lumenjtë dhe përrenjtë e fryrë, edhe pse deri diku tregojnë shenja të tërheqjes, edhe më tej rrezikojnë banorët. Situata është veçanërisht kritike përgjatë kufirit me Kroacinë.

Niveli i lumit Sava vazhdon të rritet, ngase prurjet e tij janë 3,400 metra kub ujë në sekondë. Paralajmërimet janë dhe më të zeza, sepse parashihet që deri të hënën ato të rriten në 4,000 metra kub, gj që do ta kërcënonte edhe Kroacinë fqinje dhe kryeqytetin e saj, Zagrebin. Nga zona kufitare ndërmjet dy vendeve u raportua nën ujë është qyteti Krsko, dhe se personeli i elektranës nukleare është në gjendje gatishmërie. Sava s’mund t pranojë as ujërat e degës së saj, lumit Krka, i cili kërcënon me vërshime edhe më të mëdha të zonave ku kalon. Situatë serioze raportohet edhe në zonat bregdetare të Sllovenisë. Niveli i detit në Koper është ngritur, kështu që nën ujë janë vendparkimet në gjithë qytetin. Ndërkohë, Lubjana praktikisht është izoluar nga pjesët tjera të vendit, për shkak të shirave që kanë goditur rrethinën e saj, duke shkaktuar vërshimin e lumit Gradscica dhe të disa lumenjve më të vegjël. Në disa pjesë të kryeqytetit slloven nuk ka sinjal televiziv dhe internet, që u ndërprenë gjatë natës, e në disa pjesë të Lubjanës nuk ka as rrymë elektrike. Përveç vërshimeve, raportohet se në disa zona kërcënon edhe rrëshqitja e dheut. Dëmi aktual vlerësohet të jetë enorm, megjithëse ai do të mund të precizohet tek pas tërheqjes së ujit. /Express/

KOMENTE