English

Gjoba për ata që lënë objekte mbi varrin e Michael Jackson

SHBA, 20 shtator NOA - Kanë ardhur menjëherë diskutime të shumta pas vendimit të marrë në lidhje me varrin e këngëtarit Michael Jackson.

Duke filluar që nga tani e tutje nuk do të jetë më e mundur që të lihen objekte apo qirinj mbi vendin ku është varrosur ish ylli i popit.

Mesa duket xhestet afektive të fansave të shumtë nuk kanë rezultuar tepër pozitive dhe kjo duke parë vendimin që është marrë.

Kështu, përgjegjësit e varrezave të Forest Lawn, në Glendale (Kalifornia), kanë bërë të ditur këtë urdhëresë të re.

Në rast se diçka e tillë nuk do të zbatohet, atëherë qytetarët që do të lënë objekte të ndryshme mbi varr do të gjobiten me një taksë, e cila do të ketë vlerën e 3 dollarëve. Vetëm lulet do të jenë të lejueshme, por sërish personat që do të bëjnë diçka të tillë do të gjobiten me vlerën e tre dollarëve nga ana e përgjegjësve të varrezave.

r.b/NOA

KOMENTE