English

ILDKP nis kontrollin e plotë, lista e 50 zyrtarëve të lartë

Nis hetimi për pasuritë që ka Presidenti Topi, kryeministri Berisha, kryetarja e Kuvendit, Topalli, zv/kryeministri Meta, ministri i Brendshëm, Basha, etj., shpëton ministri i larguar, Prifti

Tiranë, 19 shtator 2010 NOA - Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka nisur sot procedurën e kontrollit të plotë, fazën e hetimit të hollësishëm të interesave private dhe burimet e krijimit të tyre për zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.

Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, z. Adriatik Llalla, ka firmosur Urdhrin për nisjen e kontrollit të plotë për 50 subjekte, në zbatim të nenit 17 të ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe nenit 26 të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.

Në këtë fazë të rëndësishme të procesit të kontrollit, ILDKP, në funksion të një hetimi më të plotë administrativ për interesat private të zyrtarëve, kërkon bashkëpunimin e medias, shoqërisë civile dhe opinionit publik, të ofrojë të dhëna mbi pasuritë e zyrtarëve, për të cilat ka dyshime se janë krijuar në mënyrë të paligjshme. Për të nxitur aktivizimin e qytetarëve në procesin e hetimit administrativ, ILDKP ka vënë në dispozicion numrin pa pagesë 0800-999, si edhe adresën e-mail: “unedenoncoj@hidaa.gov.al”

Lista e zyrtarëve që kalojnë në kontroll të plotë është hartuar në zbatim të nenit 17, pika 2 të ligjit nr.9367, datë 07.04.2009 “Për parandalimin e konfliktit te interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, sipas të cilit, “kontrolli i plotë për verifikimin e vërtetësisë dhe të saktësisë së të dhënave që përmbahen në deklaratë kryhet”:

Çdo 2 vjet për zyrtarët e përcaktuar në:

Kryeministri

Zv/kryeministri

ministrat

zv/ministrat

anëtarët e autoriteteve rregullatore

Enti Rregullator i Energjisë

Enti Rregullator i Ujit

Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

anëtarët e Autoritetit të Mbrojtjes së Konkurrencës

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë

Zv/guvernatori

anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Presidenti

gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese

gjyqtari i Gjykatës së Lartë

Kryetari i KLSH-së

Prokurori i Përgjithshëm

Avokati i Popullit

anëtari i KQZ-së

anëtari i KLD-së

Bazuar në këtë dispozitë ligjore, numri i zyrtarëve që kalojnë në kontroll të plotë është 300, nga të cilët për 50 subjekte ka nisur procedura e hetimit administrativ, ndërsa në ditët në vijim do të nisë e njëjta procedurë edhe për 250 zyrtarët e tjerë. Në listë nuk përfshihen vetëm ata zyrtarë të nivelit të lartë, të cilët aktualisht janë në kontroll të plotë ose të cilëve nuk u është plotësuar afati dy-vjeçar për rikontroll.

Gjatë kryerjes së kontrollit të plotë, referuar nenit 26 të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”;

Inspektorati i Lartë ka të drejtë të shfrytëzojë të dhënat e nevojshme në të gjithë aparatin shtetëror e publik dhe në personat juridikë publikë e privatë.

Me kërkesë të Inspektorit të Përgjithshëm bankat e nivelit të dytë dhe subjektet e tjera, që ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë, detyrohen të japin të dhëna për depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga personat që, sipas këtij ligji, kanë detyrimin për deklarim.

Subjektet e mësipërme janë të detyruara të vënë në dispozicion të gjitha të dhënat e kërkuara brenda 15 ditëve nga paraqitja e kërkesës me shkrim nga Inspektori i Përgjithshëm.

Lista emërore e zyrtarëve që kalojnë në kontroll të plotë:

Nr.

Subjekti

Institucioni

Funksioni

1

Bamir Topi

Presidenca

President

2

Jozefina Topalli

Kuvendi i Shqipërisë

Kryetare

3

Sali Berisha

Këshilli i Ministrave

Kryeministër

4

Ilir Meta

Këshilli i Ministrave

Zv.Kryeministër

5

Kreshnik Spahiu

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Zv/Kryetar

6

Vladimir Kristo

Gjykata Kushtetuese

Kryetar

7

Lulzim Basha

Ministria e Brendshme

Ministër

8

Edmond Haxhinasto

M. Punëve të Jashtme

Ministër

9

Ridvan Bode

Ministria e Financave

Ministër

10

Genc Ruli

Ministria e Bujqësisë

Ministër

11

Bujar Nishani

Ministria e Drejtësisë

Ministër

12

Ferdinand Xhaferaj

Ministria e Kulturës

Ministër

13

Sokol Olldashi

Ministria e Transportit

Ministër

14

Petrit Vasili

Ministria e Shëndetësisë

Ministër

15

Arben Imami

Ministria e Mbrojtjes

Ministër

16

Fatmir Mediu

Ministria e Mjedisit

Ministër

17

Spiro Ksera

Ministria e Punës

Ministër

18

Besnik Imeraj

Gjykata e Lartë

Anëtar

19

Adrian Dvorani

Gjykata e Lartë

Anëtar

20

Aleksander Muskaj

Gjykata e Lartë

Anëtar

21

Ardian Nuni

Gjykata e Lartë

Anëtar

22

Andi Çeliku

Gjykata e Lartë

Anëtar

23

Evelina Qirjako

Gjykata e Lartë

Anëtar

24

Guxim Zenelaj

Gjykata e Lartë

Anëtar

25

Sokol Berberi

Gjykata Kushtetuese

Anëtar

26

Kujtim Puto

Gjykata Kushtetuese

Anëtar

27

Besim Trezhnjeva

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Anëtar

28

Edmond Islami

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Anëtar

29

Artan Gjermeni

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Anëtar

30

Gjergj Lezhja

Këshilli i Ministrave

Sekretar Përgjithshëm

31

Gjovalin Përnoca

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda

Kryetar

32

Metush Saraçi

Gjykata e Apelit, Tiranë

Kryetar

33

Edith Harxhi

M. Punëve të Jashtme

Zv/Ministër

34

Enno Bozdo

METE

Zv/Ministër

35

Neritan Alibali

METE

Zv/Ministër

36

Halit Shamata

Ministria e Arsimit

Zv/Ministër

37

Ferdinand Poni

Ministria e Brendshme

Zv/Ministër

38

Iva Zajmi

Ministria e Brendshme

Zv/Ministër

39

Ndoc Faslia

Ministria e Bujqësisë

Zv/Ministër

40

Nezir Haldeda

Ministria e Financave

Zv/Ministër

41

Edmond Hoxha

Ministria e Integrimit

Zv/Ministër

42

Nikollë Lesi

Ministria e Kulturës

Zv/Ministër

43

Suzana Turku

Ministria e Kulturës

Zv/Ministër

44

Arjan Starova

Ministria e Mbrojtjes

Zv/Ministër

45

Zana Xhuka

Ministria e Mbrojtjes

Zv/Ministër

46

Ekrem Spahiu

Ministria e Mbrojtjes

Zv/Ministër

47

Taulant Bino

Ministria e Mjedisit

Zv/Ministër

48

Kastriot Sulka

Ministria e Punës

Zv/Ministër

49

Albert Gajo

Ministria e Shëndetësisë

Zv/Ministër

50

Ernest Noka

Ministria e Transportit

Zv/Ministër

KOMENTE