English

Kretë, kapet banda e shqiptarëve që grabiste bizhuteritë

Kretë, 19 shtator, NOA - Policia greke ka arrestuar deri më tani 8 persona, të dyshuar si anëtarë të bandës që vidhte dyqanet e bizhuterisë ne zonën e Iraklios dhe Rethimnos në Kretë.

5 të arrestuarit e parë u kapën nga policia helene mbrëmjen e së enjtes, gjatë kohës që po tentonin të largoheshin me një automjet të vjedhur drejt qytetit Amuvdara.

Një ditë më pas një tjetër shqiptar ra në prangat e policisë greke, ndërsa dy të tjerë u arrestuan pak orë më vonë në Rethimno.

Sipas autoriteteve policore greke, banda e shqiptarëve drejtohej nga 5 persona, të cilët në bazë të një plani të menduar mirë grabisnin dyqane bizhuterish në qytete të ndryshme.

Vlera e bizhuterive të grabitura kap vlerën e 1 milion eurove.

Policia dyshon se shqiptaret i kanë trafikuar bizhuteritë në zonën e Atikës ose në Shqipëri, ku dhe kanë udhëtuar shpesh kohët e fundit.

mit/NOA
KOMENTE