Tel Aviv, 19 shtator, NOA – “Bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme duhet të udhëhiqen nga parimi i shkëmbimit të tokës dhe njerëzve”.
Ky është propozimi që ka hedhur për bisedimet mes Izraelit dhe Palestinës, ministry i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman.
Ai është kundër motos së palestinezëve se duhet të japësh tokë të pushtuar për të arritur paqen, një moto që ka qenë në qendër të bisedimeve mes Palestinës dhe Izraelit përgjatë këtyre viteve.
Propozimi në fjalë nënkupton se nëse arrihet marrëveshja për paqen me Palestinën këta të fundit duhet që sipas Lieberman, të pranojnë 1.3 milion qytetarë arabo-izraelitë dhe të lejojnë Izraelin, që të mbajë ndërtimet e saj në Rripin e Gazës.
Partia e Avigdor Lieberman e quajtur “Izraeli është Shtëpia Jonë” ka fituar mjaft elektorat në zgjedhjet e vitit të shkuar.
Ai fitoi përkrahjen e popullit pasi vuri në pikëpyetje të drejtën e qytetarëve arabë të Izraelit, një pakicë kombëtare që përbën 20 përqind të popullsisë së Izraelit, që numërohet në 7.6 milion vetë.
mit/NOA