English

Masakron me grushte gruan dhe dy fëmijët, arrestohet në Itali shqiptari

Ankona, (Itali), 19 shtator, NOA – Një 33-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga policia italiane për ushtrim dhune ndaj familjarëve të tij, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali.

33-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga Policia Italiane, prej kohësh ushtronte dhunë sistematike nga familjes së tij.

Ka qenë gruaja e tij ajo që ka lajmëruar policinë, gjatë orëve të vona të natës dhe ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Duke qarë gruaja ka kërkuar ndihmë, jo vetëm për veten e saj, por edhe për fëmijët që kanë rënë pre e dhunës shtazarake të 33-vjeçarit.

Policia mendon se kushtet ekonomike dhe alkoli kanë qenë disa nga arsyet që kanë detyruar shqiptarin që të ushtronte dhunë sistematike ndaj familjes.

Gruaja është më e dëmtuar nga dhuna. Ndërsa fëmijër kanë marrë plagë duan rreth 10-15 ditë që të shërohen.

a.b/a.k.NOA

KOMENTE