Moskë, 19 shtator, NOA – Pesë emigrantë nga Taxhikistani u bënë pre e një sulmi barbar me thika nga një grup të rinjsh të ashtuquajtur “skinhead” në rrethinat e Moskës.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, dëshmitarë në vendngjarje deklaruan se pesë taxhikët u sulmuan me thika gjatë kohës, që ishin duke diskutuar qetësisht me njëri-tjetrin.
Pas sulmit, grupi i të rinjve rusë mundi të largohej duke lënë të vdekur dy prej taxhikëve, ndërsa tre të tjerët mbetën të plagosur rëndë.
Incidenti u shënua mbrëmjen e së shtunës në qytetin Domudedovo, fare afër njërit prej aeroporteve në jug të Moskës.
Pesë taxhikët kishën ardhur për të kërkuar punë në Rusi nga Taxhikistani, një prej vendeve më të varfra në Azi.
mit/NOA