Pekin, 19 shtator, NOA – Vendimi i një gjykate japoneze për shtyrjen e afateve të paraburgosjes për kapitenin e një anijeje kineze ka mjaftuar që marrëdhëniet mes qeverisë kineze dhe asaj japoneze të pezullohen.
Lajmin e bëri të ditur televizioni shtetëror kinez, i cili njoftoi përmes një deklarate të ministrisë së Jashtme të Kinës, se vendimi i gjykatës japoneze ka dëmtur tejet shkëmbimet bilaterale mes Kinës dhe Japonisë.
Në këtë kontekst mësohet se Kina ka pezulluar të gjitha kontaktet e nivelit të lartë me Japoninë si dhe janë ndaluar bisedimet për rritjen e numrit të fluturimeve mes dy vendeve.
Gjithashtu televizioni kinez bëri të ditur se është shtyrë edhe një takim mbi një marrëveshje dypalëshe për qymyrin e gurit.
Gjithë ngjarja që pësoi këtë pezullim marrëdhëniesh mes dy vendeve aziatike erdhi si rezultat i përplasjes së një kapiteni të një anijeje peshkimi kineze me dy anije të rojeve bregdetare japoneze, një veprim ky që sipas Tokios kishte ndodhur qëllimisht.
Është kjo arsyeja që gjykata japoneze vendosi të zgjasë afatet e paraburgosjes për kapitenin kinez.
mit/NOA