Berlin, 20 Shtator, NOA – Katër të vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci nga të shtënat e shkaktuara nga një grua në një spital në Loerrach, Baden Wuerttemberg (Gjermani).
Ajo i ka vazhduar të shtënat derisa është vrarë nga policia. Në pallatin ku shpërtheu eksplozivi zjarrfikësit kanë gjetur edhe 2 të vdekur, një grua dhe një fëmijë.
Policia tha se pak pas orës 18:00, të ditës së djeshme një grua nga një ndërtesë ngjitur, ku ndodhi një shpërthim erdhi e armatosur në spitalin Elizabeth në Loerrach dhe ka qëlluar për vdekje një infermiere si dhe ka plagosur një agjent policie që gjendej aty për arsye private, i cili është në rrezik për jetën. Gruaja ka vazhduar të shtënat derisa është vrarë nga policia.
Në ndërtesën ku shpërtheu eksplozivi zjarrfikësit kanë gjetur edhe 2 të vdekur, një grua dhe një fëmijë.
Identitetin e vrasëses dhe shkaqet që e çuan atë në këtë veprim janë ende të panjohura.
a.e./NOA