Londër, 19 shtator, NOA - Me një meshë në Birmingam, Papa Benedikti i XVI-të do të përfundojë sot vizitën e tij katërditore në Britani të Madhe.
Gjëtë kësaj meshe ai do të lumnojë kardinalin John Henry Newman, i cili në shekullin e 19 kishte kaluar nga besimi anglikan në atë katolik.
Pasdite Papa do të takohet me peshkopët katolikë nga Anglia, Skocia dhe Uellsi. Kreu i Kishës Katolike, të shtunën në mbrëmje ka mbajtur meshën e mbrëmjes në parkun londinez Heyde së bashku me rreth 80.000 besimtarë.Gjashtë personat e arrestuar si të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist ndaj Papës janë liruar ndërkohë, për shkak të mungesës së dëshmive. P
olicia kumtoi se kundër tyre nuk do të ngrihet ndonjë aktakuzë. Ata janë arrestuar të premten në Londër nën dyshimin se po përgatisnin vepra terroriste gjatë vizitës së Papës.
a.k/NOA/DV