English

Parashikimi i motit për te Hënën, nga NOA dhe MeteoAlb

Tiranë, 19 Shtator 2010 NOA - Dita e hene parashikohet të nisë me vranesira dhe shira ne zonat malore ndersa me alternime kthjellimesh dhe vranesirash ne pjesen tjeter te vendit.

Ne oret e mesdites priten shtim te vranesirave ne vend dhe per pasoje i gjithe territori i vendit do te rrezikohet nga shira lokale.

Më poshtë vijojnë parashikimi i detajuar dhe temperaturat, oferuar nga NOA dhe MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime dhe vranesira kalimtare ne pjesen me te madhe te vendit.

Perjashtim bejne zonat malore te cilat do te mbeten me vranesira dhe shira lokale. Mbremja dhe nata largon vranesirat dhe shirat e dobet nga i gjithe territori shqiptar.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne mengjes por mesdita do te sjelle 3 grade renie te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do të fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 35 km/h. Drejtimi i eres do te jete Jugperendimor duke bere qe dallgezimi ne det te jete 3 balle.

Europa

Moti – E hënë, 20 shtator 2010

Kontinentit Europian do te dominohet nga vranesira dhe shira te dobet ne pjesen me te madhe te tij.

Më problematike situata paraqitet ne ishujt britanike, zonen e Alpeve dhe ballkanin Verior ku shirat do te jene ne forme rrebeshi.

Perjashtim ben Europa Jugperendimore dhe nje pjese e Qendres se kontinentit ku dominuese do te jene kthjellimet por here pas here do te kete kalime vranesirash te lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

E hënë, 20 shtator 2010

Ballkani Verior do te mbetet me rrebeshe shiu;

Zona e Alpeve alarmon shira intensive dhe stuhi te forta ere;

Skandinavia alarmon per temperatura te ulta.

e.r/NOA

KOMENTE