Kukës, 19 shtator, NOA – Makina e spitalit të Kukësit që transportonte një të sëmurë është përplasur paraditen e sotme duke shkaktuar një të plagosur. Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se i plagosuri është 50- vjecari Riza Arifi. Sipas informacioneve paraprake mendohet se autoambulanca është përplasur me rrethimet mbrojtëse të rrugës duke pësuar një goditje të fortë.
Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se i plagosuri Arifi është dërguar me anë të një helikopteri në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për shkak të plagëve serioze që ka marrë gjatë përplasjes.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe janë duke hetuar shkaqet që kanë sjellë aksidentin.
a.k/NOA