English

Personat e verbër dhe të paralizuar, mundësi e re shpëtimi

SHBA, 20 shtator 2010 NOA - Për herë të parë në Shtetet e Bashkuara do të bëhen analizat mbi efektshmërinë e qelizave embrionale të njeriut.

Pas shumë vitesh në pritje, Corp Geron ka fituar të drejtën nga ana e FDA-së, për të kryer analizat mbi pacientë, të cilët janë të paralizuar pjesërisht.

Studiuesit e kompanisë në Kaliforni do të injektojnë qelizat, në pacientë me forma progresive të verbërisë dhe në të tjerë të paralizuar me dëme shkatërruese të palcës kurrizore.

Thomas B. Okarma, presidenti i Geron ka deklaruar për Washington Post se është tepër optimist.

“Në qoftë se do të kemi të drejtë do të bëjmë revolucion në shumë sëmundje kronike”, - shtoi Okarma. Megjithatë jo të gjithë ekspertët ndajnë të njëjtin entuziazëm.

“Më parë duhet të shikojmë se si do të veprojnë këto qeliza brenda trupave njerëzor”, - tha John Gearhart, një pionier i Universitetit të Pensilvania. “Megjithatë do të jetë koha ajo që do të japë të gjithë përgjigjet e kërkuara”, - përfundoi ai.

r.b/NOA

KOMENTE