English

Portugalia kërkon Murinjon si trajner part-time

Portugali, 20 shtator NOA - Murinjo në pankinën e Portugalisë? Në pamje të parë duket si diçka e pamundur, por kjo është ëndrra e presidentit të federatës së futbollit në Portugali Gilberto Madai.

Ky i fundit, po kërkon të sigurojë shërbimet e Murinjos në dy ndeshjet e ardhshme të përfaqësues portugeze.

Kështu në ndeshjet kualifikuese për Euro 2012 kundrejt Danimarkës dhe Islandës, respektivisht më 8 dhe 12 tetor, po përpiqet që Murinjo të kthehet në një trajner part-time dhe kjo do të ndodhë vetëm në qoftë se Real Madrid do të lejojë diçka të tillë.

Objektivi? Është ai që të shpëtojë përfaqësuesen nga eliminimi dhe kjo pas barazimit që Portugalia arriti me Qipron dhe më pas humbjes me Norvegjinë, ndeshja e cila çoi në shkarkimin nga detyra të Carlos Queiroz.

r.b/NOA

KOMENTE