Sarandë, 19 shtator, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama për herë të parë ka përmendur dje sfidën që e pret opozitën në zgjedhjet lokale dhe ka kërkuar bashkëpunimin e strukturave duke lënë mënjan grindjet.
“Nuk e kuptoj përse njerëz me kontribute dhe me vlera në PS, i kanë hyrë diskutimit përçarës kush je ti e kush jam unë për zgjedhjet vendore që po afrojnë, duke bërë të qartë edhe kostot që ka treguar dhe e kaluara në Sarandë, kur shfaqen ndasitë se kush do të jetë i pari i fshatit. Nga historira të tilla humbasin të gjithë”, është shprehur dje kreu i PS-së gjatë takimit të zhvilluar në Sarandë me strukturat e PS-së.
Kreu i PS-së ka kërkuar nga socialistët e qytetit bregdetar se është e nevojshme që të mënjanohen diskutimin mes njëri-tjetrit, “nëse duam të fitojmë Sarandën në zgjedhjet lokale dhe Shqipërinë pas tyre”, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.
Nga ana tjetër Rama ka deklaruar se Partia Socialiste duhet të vazhdojë betejën e saj për latimin e qeverisë dhe për bërjen e transparencës në vend. Në takimin e zhvilluar në Kalanë e Lëkursit, Rama është ndalur dhe krizën politike, situatën ekonomike dhe nivelin e lartë të korrupsionit në vend.
“Largimi i qeverisë së sotme është domosdoshmëri jetike për sot dhe natyrisht edhe për nesër. Sot në vendin tonë ka 1 milion njerëz të papunë, që jetojnë me çfarë sjell dita dhe me ankthin e së nesërmes”, u shpreh kreu i PS-së. Ai ka folur dhe për nisjen e protestave të opozitës.
a.k/NOA