Bruksel, 20 shtator NOA - Mamaja e Rachid Muhammad, fëmijës katër vjeçar, i cili u gjet w vdekur pranë shtëpisë së tij në një provincë të Brukselit, ka rrëfyer gjithçka në lidhje me këtë çështje duke pranuar akuzat ndaj saj.
Lajmi është bërë i ditur nga prokuroria e vendit në Nivelles. Gruaja për momentin ishte ndaluar nga autoritetet, por deri në momentin e fundit ajo nuk pranonte asnjë faj.
Ajo u mbrojt në të gjitha mënyrat, kjo dhe pse agjentët kishin arritur të gjenin gjurmë gjaku të fëmijës dhe në banesën e familjarëve të tij.
Autoritetet sekuestruan dhe armën me të cilën mendohet të jetë kryer vrasja, që është një thikë me të cilën gruaja ka qëlluar vazhdimisht mbi djalin e saj.
r.b/NOA