English

Samiti i OKB, Merkel kërkon një luftë më të madhe kundër varfërisë

Nju Jork, 19 shtator, NOA - Pak para fillimit të samitit kundër varfërisë në Kombet e Bashkuara, kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar një luftë më të denjë kundër urisë dhe varfërsisë në botë.

“Është një lajm i mirë fakti që gjatë viteve të kaluara numri i të uriturve në botë është zvogëluar për rreth 100 milionë, por luftimi i varfërisë po shkon përpara tepër ngadalë”, deklaroi Merkel në një mesazh përmes videos.

Këtë të diel Merkel udhëton për në Nju Jork ku do të mbahet samiti i OKB-së. Presidentët dhe kryeministrat e shteteve do të nxjerrin në këtë takim një bilanc për realizimin e qëllimeve të parashtruara para dhjetë vitesh.

Sipas këtyre qëllimeve, numri i të uriturve dhe i varfërisë ekstreme duhet të përgjysmohet deri në vitin 2015.

NOA/DV

KOMENTE