Zveçan, 19 Shtator 2010 NOA - Një mjet shpërthyes, me gjasë granatë dore, ka shpërthyer para furrës së Bekim Cikajt në Zveçan, por përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Rastin e ka konfirmuar të dielën zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili ka thënë se mjeti shpërthyes është hedhur para një furre në Zveçan, pronar i së cilës është një shqiptar. “Në sulmin që ka ndodhur gjatë natës së kaluar, janë shkaktuar dëme materiale në objekt, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje për të zhvilluar hetimet“, ka thënë Hoti. Ai shtoi se policia konsideron se sulmi është i motivuar etnikisht, për faktin se edhe para dy jave ka pasur shpërthim para të njëjtit objekt. /kosovapress/