INTERVISTA/ Orik Shyti flet pas librit që publikoi kohët e fundit, “Ne, Hakmarrja për Drejtësi dhe…”, pjesë të të cilit u zbardhën dhe u transmetuan nga agjencia NOA.
Tregon si libri po shitet dhe pse pjesërisht mbahet poshtë rafteve.
Vlerëson se “nëse faktet e paraqitur në libër nuk e kanë dhënë përgjigjen pse u përfshimë ne si autorë të vendosjes së bombës tek Supermarketi “VEFA”, në vrasjen e drejtorit të Burgjeve dhe si autorë të gjithë krimeve të tjerë, atëherë unë nuk kam përgjigje, sepse nuk janë komentet apo hamendjet tona ato për të cilat ka nevojë opinioni”.
Konsideron se “opinioni ka nevojë për fakte” dhe siguron se “ne i kemi dhënë faktet tona”.
Kurse apelon se “e ka radhën Sali Berisha të japë faktet e tij që vërtetojnë se ne jemi përgjegjës për akuzat që na ka bërë, ose të japë arsyet pse zgjodhi që të ishim ne autorë të gjithë krimeve të rënda që ishin kryer gjatë qeverisjes së tij të parë, 1992-1996".
Na ndiqni sot, ne edicionin e ores 12.00