Kinë, 20 shtator NOA – Plot 160 gjarpërinj vdekjeprurës kobra të larguar nga një institucion i specializuar shkencor në të cilin qëndronin, kanë terrorizuar për disa orë një qendër të vogël në Kinën jug-lindore.
Gjarpërinjtë me helm të rrezikshëm janë shpërndarë kudo në rrugë, në kuzhinat e disa shtëpive dhe në banjot publike të Shijiao, kjo të paktën bazuar në atë çka shkruan e përditshmja kineze Information Times.
“Një grua doli menjëherë nga tualeti duke bërtitur dhe kjo pasi kishte vënë re praninë e një kobre”, - tregon një dëshmitar.
Me sa është bërë e ditur gruaja ishte prekur nga helmi vdekjeprurës i kobrës.
r.b/NOA