English

Trafiku i drogës, arrestohet shqiptari me 1.400 doza kokaine në Itali

Peruxhia, 19 shtator, NOA – Një 38 vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në Itali për shpërndarje droge. Policia Italiane ka arritur të sekuestrojë rreth 500 gramë kokainë të pastë në çantën e shqiptarit që prej vitesh jetonte në Itali, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA. Duke qenë se hetuesit italian mendojnë se shqiptari është pjesë e një rrjeti më të madh, ata kanë publikuar vetëm moshën e tij dhe inicialet.

Korrespodentin i Agjencisë NOA në Itali raporton se bëhet fjalë për personin me inicialet I.K, i cili është arrestuar dje në Peruxhia.

Shqiptari i kishte fshehur 500 gramët e kokainës në një çantë të pistë për të mos rënë në sy.

Droga ka qenë e shpërndarë në sasi të vogla dhe ishte gati për tu shitur. Pas arrestimit, policia ka bërë dhe kontrollin në banesën e 38-vjeçarit. Nga kontrolli, në banesë ju gjet një peshore që e përdorte për ndarjen e dozave të drogës, i dhe shuma prej 7 mijë e 500 eurosh.

Sipas policisë gjysmë kilogramë droge mund të ndahen në 1.400 doza, të cilat shiteshin nga shqiptari me vlerën prej 60 eurosh për secilën dozë.

Policia është duke hetuar për lidhjet e tjera të 38-vjeçarit me trafikun e drogës.

a.k/NOA

KOMENTE