English

Turqia lejon meshën armene pas gati 1 mijë vjetësh

Ankara, 19 shtator, NOA - Autoritetet turke, pas gati një shekulli, do të lejojnë disa armenë etnik që të mbajnë një ceremoni fetare në një kishë antike në lindje të Turqisë

Autoritetet turke thonë se ata presin rreth 3 mijë veta që të marrin pjesë në meshën që do mbahet në Kishën e Kryqit të Shenjtë në Akdamar, vend ky që gjendet në krahinën Van.

Ankaraja ka autorizuar shërbimin fetar në kishën e vjetër 1 mijë vjeçare pas kërkesës së bërë nga komuniteti armen.

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan e ka quajtur këtë ngjarje “një reflektim të tolerancës turke”. Mirëpo disa armen do ta bojkotojnë shërbimin fetar të lejuar pasi e shohin vendimin si një veprim propagandues të Turqisë që të mashtrohet bota.

Marrëdhëniet në mes të turqve dhe armenëve janë të përkeqësuara pasi Armenia vlerëson se turqit e kohës së Perandorisë Osmane kanë kryer gjenocid kundër armenve gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore.

Kjo është hera e parë që mbahet një ceremoni fetare në Kishën e Kryqit të Shenjtë që prej asaj kohe.

NOA/RFE

KOMENTE