Prishtinë, 19 shtator, NOA – Lëvizja për Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit për Zhvillimin e Qendrës, ku u diskutua për situatën politike në Kosovë dhe organizimin e ri të Lëvizjes Vetëvendosje detyrat dhe funksionimin e saj.
Në këtë mbledhje u bënë publikë anëtarët e Këshillit për Zhvillimin e Qendrës, të cilët vijnë nga shoqëria civile e politike në komunën Burim.
Ky këshill, sikundër mësohet nga burime pranë Vetëvendosjes do si detyrë të ngrejë pikat e lëvizjes Vetënedosja nëpër të gjitha fshatrat dhe lagjet e komunës së Burimit. Gjithashtu këshilli do të organizojë edhe Këshillin Zgjedhor të Qendrës së Lëvizjes, prej të cilit në mënyrë demokratike do të dalin strukturat udhëheqëse të saj.
Lëvizja “Vetëvendosja” publikon emrat e anëtarëve të Këshillit për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes në Burim, të cilët janë:
Naser Shatri – Veprimtar
Skënder Blakaj –Veprimtar
Florin Dreshaj – Profesor
Brahim Isufaj – Profesor
Hysni Kajtazaj – Afarist
Ramiz Rugova – Ekonomist i diplomuar
Flamur Arifaj – Student
Burhan Zeqaj – Absolvent në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë
Atifete Blakaj – Mjeke
mit/NOA