Tiranë, 19 Shtator 2010 NOA - Samsung GT-E2710 Xcover është celulari i parë i kësaj game të kompanisë koreane që ka arritur të marrë çertifikimin e IP67 për karakteristikat e tij të rezistencës.
Kështu, mund të themi se ky model është në gjendje të durojë rënie, pluhur dhe një zhytje në ujë prej 30 metrash thellësi.
Ndër funksionet e tjera të celularit mund të përmendim suportin 3G me video thirrje, ekranin 2 polësh, GPS me akses në Google Map dhe busullën dixhitale.
I pranishëm është dhe Bluetooth, ndërsa për sa i përket memories, ajo ekzistente është prej 30 MB. Çmimi fillestar i tij do të jetë ai i 180 eurove.
r.b/NOA