Shkup, 19 shtator, NOA – Deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç, e bërë dje në Maqedoni se Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova ka sjellë dhe reagimin e organizatës “Zgjohu” në Shkup.
Në një reagim publik Lëvizja Qytetare "Zgjohu!" e ka dënuar ashpër deklaratën e ministrit Daçiç, si dhe mungesën e reagimit të homologut maqedonas e ka cilësuar si miratim të qëndmit të Brogradit. “Lëvizja ZGJOHU! gjykon që heshtja e Jankullovskës pas kësaj deklarate të Daçiç
paraqet miratim të agresionit verbal të kolegut të saj serb ndaj Republikës sëKosovës, shtetin fqinj të cilin Maqedonia e ka njohur dhe me të cilin ka vendosur marrëdhënie diplomatike”, thuhet në deklaratën e lëvizjes “Zgjohu”. Organizata sjell në vëmendje të politikanëve maqedonas se realitetin e ri të krijuar në Ballkanin Perëndimor pas pavarësisë së Kosovës, e cila është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Këshilli i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Lëvizja “Zgjohu” ka folur dhe për nismën e re të Maqedonisë dhe Beogradit për të krijuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. “Zgjohu” vlerëson se është më e rëndësishme që Maqedonia të ketë marrëveshje të tillë më Shqipërinë.
“Sa i përket temës së bisedimeve midis dy ministrave rreth mundësimit të qarkullimit të qytetarëve vetëm me letërnjoftime në vendkalimet kufitare midis Serbisë dhe Maqedonisë, Lëvizja Qytetare "ZGJOHU!" konsideron që prioritet i Maqedonisë janë
marrëveshjet e tilla me Shqipërinë dhe Kosovën për arsye të shumta duke përfshirë këtu edhe lidhjet familjare dhe kombëtare të shqiptarëve në rajon, por edhe këmbimit tregtar me këto vende si dhe përparësia e shfrytëzimit të portit detar shqiptar të
Durrësit dhe atij Kosovar të Shëngjinit nëpërmjet Rrugës së Kombit bashkë me përparësi të tjera”, thuhet në deklaratën e “Zgjohu”.
a.k/NOA