SHBA, 20 Shtator, NOA- Policia e Kalifornisë është në kërkim të 14 personave, duke përfshirë edhe tetë fëmijë nga mosha tre vjeç e lart, pjesë të një sekti fetar.
Sipas mediave amerikane, dyshohet se grupi i drejtuar nga Reyna Chicas mund të ketë planifikuar një vetëvrasje masive.
Disa të rriturit të këtij sekti, në fakt, kanë lënë nëpër shtëpitë e tyre letrat e lamtumirës, duke shpallur synimin për të shkuar të takojnë Jezusin.
Një grua e këtij sekti i kishte lënë burrit te saj një çantë që përmbante disa letra, duke i kërkuar atij të lutet për të. Shumica e ndjekësve të Reyna Chicas janë me origjinë nga Amerika e Jugut, sidomos nga El Salvador, emigrantë në Palmdale, Kaliforni.
Policia, me ndihmën e helikopterëve, është duke kërkuar grupin prej 14 personash të zhdukur.
Reyna Marisol Chicas, 32 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve, është konsideruar si kreu i grupit të zhdukur.
a.e./NOA