Londër, 21 Shtator, NOA - Quhet Keith MacDonald, 25 vjeç dhe ka 10 fëmijë nga 10 gra të ndryshme.
Historia e tij është diskutuar në Britani, për shkak të faktit, se duke qenë i papunë nuk mund të mbajë fëmijët e tij. Keith, i cili i ka braktisur të gjitha të dashurat me të gjithë fëmijët e tij, kishte pasur trashëgimtarin e parë në moshën 15 vjeçare.
Sipas mediave vendase 25 vjeçari do të ketë dy fëmijët e ardhshëm nga e dashura e tij aktuale, Danielle Little dhe nga 19 vjeçarja Sarah Armstrong, estetiste, e cila ishte duke pritur binjakë, para se njëri prej tyre të mos suportonte javët e para."Unë dhe Keith shihemi katër herë në javë - ka thënë Sarah - I thashë që jam shtatzënë e më premtoi se do të martohemi”.
Megjithatë Keith e ka mohuar një fakt të tillë duke theksuar se Sarah nuk është e dashura e tij.
Por, Danielle Little, 24 vjeçe, gjithashtu shtatzënë me Keith, nuk ka këto probleme. "Unë jam shtatzënë me fëmijën e tij, ne do kemi një familje - ka thënë Danielle – Ai ka një të kaluar të keqe, por njerëzit duhet t'i japin një shans të dytë. Unë e dua shumë atë".
Keith dhe Danielle do të transferohen në një shtëpi në Newcastle, ku të gjitha shpenzimet, natyrisht do jenë në kurriz të taksapaguesve.
a.e./NOA