English

Berisha në OKB, lobon për njohjen e shtetit të Kosovës

Nju Jork, 20 shtator, NOA – Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, kryeministri Sali Berisha ka realizuar sot disa takime me homologë dhe personalitete botërore, me drejtues të sipërmarrjeve të mëdha amerikane dhe përfaqësues të diasporës, të cilët kanë dhënë e japin kontribut në shoqërinë amerikane.

Ndërsa ka marrë pjesë sot, në çeljen e punimeve të takimit "Objektivat e Sfidave të Mijëvjeçarit", në selinë e Kombeve të Bashkuara, në diskutimet e tyre, liderët botërorë dhe organizatave ndërkombëtare u ndalen në sfidat që njerëzimi ka përpara, objektivat e përcaktuara për kapërcimin e këtyre sfidave dhe bashkëpunimin mes vendeve për përballimin e tyre.

Gjatë kësaj seance, kryeministri Berisha pati një sërë takimesh bilaterale, ku ndër të tjerë u takua me kryeministrin belg Yves Leterme, kryeministrin bullgar Boyko Borissov, me kryeministrin e Portugalisë Jose Socrates dhe me kryeministren e Bangladeshit, të cilëve u ka kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës.

Ndërsa bëhet me dije se ai do të mbajë diskutimin e tij në seancën e datës 22 shtator dhe në fjalën e tij, do të fokusohet në shembullin e Shqipërisë në përballimin e sfidave dhe në përpjekjet dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për arritjen e objektivave të mijëvjeçarit, të vendosura nga OKB.

n.e/NOA

KOMENTE