Beograd, 20 shtator, NOA - Serbia është e hapur për bisedime me Kosovën, për të gjitha opsionet, që çojnë te kompromisi thelbësor dhe i qëndrueshëm.
Një fakt të tillë e ka theksuar ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, sipas të cilit, “qëndrimi i Beogradit është i njohur se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.
“Eshtë i njohur edhe kufiri, vija e kuqe nën të cilën Serbia nuk mundet dhe nuk do të shkojë”, shtoi ndër të tjera ai lidhur me një fakt të tillë
Sipas ministrit Bogdanoviç, temë qendrore e dialogut të ardhshëm të Prishtinës dhe Beogradit do të duhej të ishte statusit, por edhe çështja e sigurisë, pozita e bashkësisë serbe dhe e atyre joshqiptare, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, decentralizimi, transporti, e çështje të tjera.
n.e/NOA