English

Durrës, prangosen dy persona për disa vjedhje të kryera me armë

Durrës, 20 shtator, NOA – Mbi akuzat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, vjedhjes së pasurisë me arme të kryer në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje të armeve e municioneve luftarake janë vënë në prangat e policisë së Durrës dy persona.

Në kuadër të operacionit të koduar policor “Fillim vjeshte”, u arrestuan 22 vjeçari Rrustem Sulaj, nga fshati Shijak dhe banues në fshatin Arapaj të Durrësit si dhe 30 vjeçari Eridon Emini, lindur ne Korçë e banues në lagjen nr. 14 në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ata u identifikuan si autorë të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në Durrës.

Më konkretisht, Rustem Sulaj dhe Eridon Emini kanë vjedhur banesën e shtetasit F.U. në lagjen 17 në Durres, në të cilën është marrë shuma prej 90.000 lekë të rinj; ngjarje e ndodhur gjatë muajit gusht 2010. Ata kanë vjedhur çiklomotorin pronë e shtetasit S.I. në lagjen nr.17 në Kënetë të Durrësit.

Po ashtu dy autorëve u faturohet edhe vjedhja e banesës së shtetasit A.H., ndodhur me datë 04.06.2010 në lagjen nr. 17 në zonën e Kënetës, ku janë vjedhur plot 2000 Euro.

Dy të arrestuarit kanë kanë vjedhur me armë edhe pikën e karburantit “Kastrati” në fshatin Katund-Sukth në Durrës, një ngjarje e ndodhur në 19 prill të këtij viti.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Rrustem Sulaj, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 271.60 gramë lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”; një armë luftarake gjysmëautomatike Model 56 e kalibrit 7.62 mm; 11 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Ndërsa shtetasit Redion Emini iu gjetën e sekuestruan në banesën e tij, 31 copë fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm.

Nga hetimet e policisë rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, të jenë autorë të disa veprave penale, kryesisht vjedhje të kryera në Qarkun e Kukësit.

mit/NOA
KOMENTE