English

Ekonomistët: SHBA dolën nga recesioni, Obama: Nuk e besoj dot

Uashington, 20 shtator, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë nga recesioni më i gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore. Këtë fakt e kanë theksuar sot ekonomistët e Zyrës Kombëtare për Kërkime Ekonomike, por nuk duket se është dakord me një fakt të tillë presidenti Obama, sipas të cilit, ekonomia amerikane ka ende punë derisa të dalë nga kriza e plotë.

Ndërsa ekonomistët amerikanë të Kembrixh dhe Masaçusets, thanë se recesioni filloi në dhjetor 2007 dhe përfundoi në qershor 2009, sipas Obamës, ai është ende i pranishëm në ekonominë amerikane.

Konkretisht, ai tha se nuk është duke festuar deklaratat e Zyrës Kombëtare për Kërkime Ekonomike se recesioni në SHBA përfundoi zyrtarisht në qershor të vitit 2009.

Obama tha se këto janë kohë të vështira për amerikanët e thjeshtë, që vazhdojnë të luftojnë për t'ia dalë mbanë ekonomikisht. n.e/NOA

KOMENTE