English

Haxhinasto-Davutolgu: Marrëdhëniet shqiptaro-turke, të shkëlqyera

Nju Jork, 20 shtator, NOA – Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto zhvilloi një takim me homologun e tij turk, Ahmet Davutoglu, në kuadrin e pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 65-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë takimit, dy homologët diskutuan lidhur me marrëdhëniet midis dy vendeve në kuadrin dypalësh e në atë të bashkëpunimit rajonal e të organizatave ndërkombëtare.

Haxhinasto dhe Davutoglu vlerësuan marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera shqiptaro-turke dhe diskutuan mbi rrugët konkrete të forcimit e intensifikimit të mëtejshëm të tyre.

Ministri Haxhinasto shprehu mirënjohjen për qëndrimin pozitiv dhe për mbështetjen e Turqisë ndaj shqiptarëve, e veçanërisht në qëndrimin e tyre ndaj çështjes së Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE