English

Itali, Bogdani shndërrohet në kyçin e ekipit të Çezenas

I ardhur te Cesena këtë verë, Erjon Bogdani është kthyer në lojtarin kyç të ekipit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e fitores 1 – 0 ndaj Lecce duke e ngjitur skuadrën romanjole në krye të Serie A pas 35 vjetësh.

Bogdani ka qenë më i miri në fushë sipas specialistëve pasi në sajë të tij, Cesena ka 6 pikë.

Futbollisti 33-vjeçar po luan sezonin e tetë në Serie A dhe ka shënuar 2 gola në 3 javët e para, aq sa realizoi kampionatin e kaluar me Chievo. Ai duket sikur ka rilindur te Cesena e vogël që po jeton ëndrrën.

Bogdani në 68 minutat e aktivizimit ka luftuar dhe për këtë adresa e Eurosport në gjuhën italiane e ka vendosur te më të mirët e javës së tretë. Ekipi i Erjon Bogdanit është një grup kompakt pasi është i vetmi që nuk ka pësuar gol deri më tani.

Cesena e fitoi takimin edhe pse e mbylli me 9 lojtarë në fushë, njëri nga futbollistët, Colucci, u ndëshkua gabimisht nga arbitri Rocchi.

KOMENTE