English

NASA: Jupiteri shumë afër Tokës, dallohet me sy të lirë

Milano, 20 shtator, NOA - Planeti më i madhe i sistemit tonë diellor, ka kapur një distancë prej 592 milionë kilometrash nga Toka, gjë e cila nuk ka ndodhur prej mëse 50 vitesh.

Astronomët thonë se madje këto dy ditë, ai është aq afër saqë mund të shihet edhe me sy të lirë dhe se i ndritshëm do të mbetet për tërë muajin shtator.

Sipas studiuesve nga agjencia amerikane NASA kjo ngjarje ka ndodhur herën e fundit në vitin 1963 dhe për një tjetër të tillë, duhet të presin vitin 2022.

Jupiteri tashmë duket si një yll tepër i ndritshëm dhe për një vëzhgues të trajnuar, ai mund të dallohet edhe me sy të lirë në hapësirën qiellore.

Në këtë rast, ju mund të shihni një lloj shndritje si smerald në formë rrethi në qiell.

"Një ngjarje që mund të vërehet vetëm një herë në jetë", tregojnë me entuziazëm studiuesit e NASA-s.

n.e/NOA

KOMENTE