English

Pasnesër, për qytetarët nisma “Në qytet pa makinën time”

Tiranë, 20 shtator, NOA – Ditën e pasnesërme, të gjithë qytetarët janë të ftuar nga ministria e Mjedisit që të marrin pjesë në nismën urbane “Në qytet pa makinën time”, e cila sinjifikon një sensibilizim të përgjithshëm për pakësimin e ndotjes së mjedisit si pasojë e qarkullimit të tepruar me makina.

Lajmi ëhstë konfirmuar për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime zyrtare të këtij dikasteri, sipas të cilit, qytetarët duhet që në këtë ditë të promovojnë idenë e mbajtjes së pastër të mjedisit, pa e ndotur atë nga çlirimi i gazrave dhe përdorimi i karburanteve të shumta si pasojë e qarkullimit përmes makinave.

“Ajri që thithni është i ndotur? Karburanti është kthyer në stres? Atëherë lëviz më këmbë, jeto më mirë. Në 22 shtator, nisma “Në qytet pa makinën time”, është mesazhi lançues i ministrisë së Mjedisit.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se java e tretë e shtatorit (16-22) prej vitit 2006 është përfshirë në agjendën e Bashkimit Evropian si një iniciativë ndërkombëtare e titulluar "Java Evropiane e Qarkullimit" dhe që finalizohet në 22 shtator me ditën "Një qytet pa makinën time".

Edhe Tirana i është bashkuar zyrtarisht kësaj iniciative për të disatin vit, ku në datën 22 shtator 2010 pritet të zhvillohet një aktivitet publik, ndërsa në disa segmente rrugore të Tiranës do të ndalohet qarkullimi për disa orë.

Një vit më parë, në kuadër të kësaj jave për herë të parë u përfshinë shkollat e arsimit para-universitar, ku edhe u mbajtën prezantime informuese dhe sensibilizuese për mjedisin, në një aktivitet të zhvilluar në sheshin "Nënë Tereza".

Nisma e një viti më parë u zhvillua njëherazi në 1136 qytete të 35 shteteve të botës.

n.e/NOA

KOMENTE