English

Pasqyra e Shtypit, 20 Shtator 2010

Tiranë, 20 shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 20 shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme listën e re të publikuar nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive për hetimin e pasurisë së 50 zyrtarëve të lartë të shtetit, si edhe detaje nga ligji i ri për deklarimin e pasurisë nga çdo shqiptar. Ato paraqesin edhe detaje nga ceremonia e 40-ditëshit të aksidentit të Aristotel Gumës, minoritarit nga Himara. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i vizitës së kryeministrit Berisha në SHBA.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Pasuritë, krerët e shtetit nën hetim”, i cili citon faktin sesi Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive do hetojë pasurinë e 50 zyrtarëve të lartë, mes tyre edhe atë të Presidentit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Zhdukja e Bleonës, 3 pistat e fundit të policisë/ Konflikte brenda familjes”.

“Berisha në SHBA, Patozi negociatat me PS-në”, është një artikull që citon fakte nga negociatat mes dy kampeve politike për zgjidhjen e krizës në vend.

“Himarë, vdekja e Gumës, heshtin politikanët grekë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Regjistrimi në universitete/Vendet bosh për fazën e dytë”, i cili tregon kuotat e vendeve bosh për secilin fakultet.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Bizneset me 2 milionë lekë xhiro, futen në skemën e TVSH-së”.

“Hamiti: Te Pashallarët, Kadare e nxjerr hero diktatorin” është një artikull tjetër i kësaj gazete.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Ligji/ Si do deklarohet pasuria e çdo shqiptari”, i cili tregon

“Fotot e përcjelljes së poetit/ Varrimi i Gjergj Fishtës”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Kristo Frashëri: Vasil Bollano, ky minoritar nga Kurveleshi”.

“Vdekja e vajzës së Drita Pelingut, Pipero: Vuante nga kanceri” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, referuar.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Pasuritë/ Hetim gjithë qeverisë”, i cili tregon detaje nga ligji i ri për deklarimin e pasurisë nga çdo shqiptar.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Kriza/ Drejt afatit të përfundimit afati i vënë nga Bashkimi Evropian”.

Ndërsa çështja e emërimeve në Kushtetuese mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Kuvendi harron anëtarët e Kushtetueses, nuk caktohet ndonjë datë”. “Shakaja e Mirush Kabashit, zhduket gjatë një gare noti, familjarët kujtuan se u mbyt”.

është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Tirana në krizë, Bashkia ka përzënë investitorët”, i cili i referohet nivelit të investimeve aktuale në kryeqytet dhe reagimin e Bashkisë së Tiranës ndaj tyre.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “ILDKP: Emrat e 50 zyrtarëve të lartë që i nënshtrohen hetimit të pasurisë”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Universitetet/ Rregullore e re për master dhe doktoraturë, të gjitha ndryshimet”.

n.e/NOA

KOMENTE