English

Rama para bazës në Librazhd: Vendi në krizë demokracie dhe drejtësie

Librazhd, 20 shtator, NOA – “Vendi ndodhet aktualisht në një krizë demokracie dhe drejtësie, ndërsa borxhi publik është si një lak që po mbyt të ardhmen e tij”.

Këto janë fjalët që ka zgjedhur të thotë para bazës socialiste në Librazhd, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në takimin e radhës në kuadrin e një turi që ai ka ndërmarrë në rrethet e vendit, ku po takohet me anëtarësinë socialiste për të mbledhur pakënaqësitë e saj ndaj qeverisë.

“Mjafton vetëm papunësia për të përmbysur qeverinë. Pasi aktualisht janë mbi 1 milionë njerëz të papunë në këtë vend”, u ka bërë ai thirrje socialistëve të Librazhdit.

Duke shtuar ndër të tjera se beteja për lirinë e zgjedhjeve, mbetet me rëndësi, për të mos hequr kështu dorë nga transparenca e zgjedhjeve, që siç ka shprehur edhe në takimet pararendëse në rrethe të ndryshme, është një kauzë së cilës selia rozë do t’i shkojë deri në fund.

“Nuk duhet të ketë qeveri sundimtare. Vendi nuk po qeveriset, por sundohet nga korrupsioni, ndërsa ekonomia është e drejtuar nga një grup njerëzish”, tha më tej Rama.

Duke u bërë thirrje socialistëve të Librazhdit të protestojnë atë që ai e quajti “kryeministër borxhli”.

n.e/NOA

KOMENTE